“Rajoni më keq se 10 vite më parë”, Gjukanoviç: Ballkani mbetet pas nga nacionalizmi i Serbisë së madhe

Nga Xhevahir Qardaku
19 Maj 2025, 21:13 | Ballkani

“Rajoni më keq se 10 vite më parë”,

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka gjetur fajtorët që po lënë Ballkanin Perëndimor pas në zhvillim.

Gjatë një vizite në Sarajevë, ai nënvizoi se rajoni ynë po vuan nga “nacionalizmi i Serbisë së Madhe” dhe nga mungesa e vëmendjes nga Bashkimi Europian, shkruan A2 CNN. 

“Mali i Zi sot është më shumë se kurrë i prekur nga ndikimi i nacionalizmit të Serbisë së Madhe dhe kam frikë se kjo ka çuar edhe në përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përfshirë marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kroacinë”, u shpreh ai gjatë një leksioni në Universitetin e Sarajevës. Gjukanoviç akuzon Bashkimin Europian se ka lejuar që kjo narrativë të marrë forcë dhe nuk ka patur mjaftueshëm vendosmëri për të vazhduar projektin e Bashkimit Europian edhe në rajonin tonë.

“Fatkeqësisht, duhet të them se situata në rajon sot është më e keqe se sa ishte rreth dhjetë vjet më parë. Para së gjithash, më duket se perspektiva europiane e të gjitha vendeve në rajon është mjegulluar edhe më shumë”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos