“Penguam përparimin e Prishtinës”, Gjuriç: OKB në anën tonë, mbrojtëm interesat kombëtare

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 20:40 | Ballkani

Beogradi po mbron interesat kombëtare përmes një politike të jashtme të përgjegjshme, gjë që mund të shihet në disa nga momentet kyçe, siç është votimi për rezolutën për Srebrenicën në OKB. Kështu u shpreh gjatë fjalës së tij në parlamentin e Serbisë, ministri i Jashtëm Marko Gjuriç. 

"Falë angazhimit të Presidentit të Serbisë, por edhe të gjithë rrjetit diplomatik, ajo rezolutë u shndërrua në të kundërtën e saj. Kështu, Serbia fitoi më shumë se 100 shtete anëtare të OKB-së në anën e saj, dhe kjo ishte tema më e vështirë politike për ne", deklaroi Gjuric. 

Ai tha se nuk kishte nevojë të shpjegonte se çfarë do të thotë për Beogradin mbajtja e lidhjeve me këto vende në lidhje me çështjen e Kosovës.

“Serbia sot ka shumicën e shteteve në anën e saj kur bëhet fjalë për OKB-në. Për të dytin vit radhazi, ne kemi arritur ta pengojmë Prishtinën të përparojë përmes agjencive të ndryshme të OKB-së dhe të bashkohet me organizata të tilla si Këshilli i Evropës, duke anashkaluar konventat ndërkombëtare”, vijoi me tej Gjuriç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos