Përmbytet Greqia, pamje të frikshme nga Kreta, qielli bëhet i kuq

Nga Rosalba Bejdo
2 Prill 2026, 18:17 | Ballkani

Një person humbi jetën dhe dhjetëra shtëpi u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta që goditën Greqinë, ndërsa stuhia Erminio kaloi përmes Athinës dhe disa ishujve në Egje. 

Autoritetet njoftuan se kishin rekuperuar trupin e një burri në qytezën turistike bregdetare të Nea Makri, 35 km në verilindje të Athinës. Besohet se burri u tërhoq nga rryma dhe mbeti i bllokuar nën një automjet teksa përpiqej të kalonte një rrugë të përmbytur.

Shërbimet zjarrfikëse njoftuan se kishin marrë qindra telefonata për të shpëtuar qytetarë të bllokuar dhe për pastrimin e rrugëve nga pemët e rëna.

Autoritetet ndaluan disa tragete të niseshin nga porti i Porti i Pireut pranë Athinës drejt ishujve grekë. Në ishullin mesdhetar të Kretës, qielli mori një ngjyrë portokalli të frikshme të mërkurën, ndërsa erëra të forta sollën pluhur nga Afrika e Veriut, duke ndërprerë fluturimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos