Serbët rikthejnë barrikadat, paralajmërohet bllokimi i rrugëve hyrëse për shqiptarët në Kosovë

Nga Xhevahir Qardaku
5 Shkurt 2024, 15:26 | Ballkani

Serbët paralajmërojnë bllokim të vazhdueshëm të rrugëve hyrëse për shqiptarët në Kosovë. Kjo praktikë ka nisur që këtë të hënë, me vendosjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën kufitare të Merdarës.

Duke pretenduar se janë serbë të zhvendosur nga Kosovë, ata bllokuan rrugën në qytetin e Rudarës për rreth një orë nga mesdita. Ata paralajmërojmë se do të bllokojnë vetëm automjetet që drejtohen nga shqiptarët e Kosovës që udhëtojnë në drejtim të Merdarës, Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe Suboticës, si kundërpërgjigje për pretendimin se kryeministri Albin Kurti po bën terror ndaj serbëve të Kosovës.

“Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, lexohet në një deklaratë të shoqatës së serbëve të shpërngulur.

Ndërkohë, Qëndra për menaxhimin kufitar të Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të përdorin pikëkalimet e tjera kufitare për shkak të bllokimit të rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos