Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç jep dy alternativa: Mbahen më 18 ose 25 tetor

Nga Rosalba Bejdo
21 Gusht 2026, 10:56 | Ballkani

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç jep dy

Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 ose 25 tetor. Presidenti Aleksandar Vuçiç e bëri të ditur datën e mundshme të votimeve, ndërsa tha se dita përfundimtare do të përcaktohet në ditët në vijim.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi ishin planifikuar fillimisht për dhjetor të vitit 2027, por ato do të zhvillohen më herët, pas muajsh protestash antiqeveritare të udhëhequra nga studentët.

Protestat nisën pas shembjes së një  strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Demonstruesit kanë kërkuar përgjegjësi për tragjedinë, luftë kundër korrupsionit dhe ndryshime politike.

Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për rreth 12 vjet, kishte paralajmëruar më herët edhe zgjedhje të parakohshme presidenciale, por këtë herë nuk bëri të ditur se kur do të largohet nga posti. Analistët vlerësojnë se, nëse Partia Progresive Serbe fiton zgjedhjet parlamentare, Vuçiç mund të rikthehet në postin e kryeministrit, duke ruajtur ndikimin e tij në politikën serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos