Vuçiç njeh kufijtë e vjetër të Ukrainës, Zelensky: Faleminderit për mbështetjen tuaj

Nga Erjon Dervishi
8 Gusht 2026, 20:07 | Ballkani

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se gjatë takimit me Volodymyr Zelensky-n në Beograd nuk kishte diskutuar tema të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dialogu të tillë pas përfundimit të konfliktit.

“Sot, në rrethanat aktuale, nuk kemi diskutuar për ndonjë bashkëpunim ushtarak. Ajo që do të ndodhë pas përfundimit të luftës është çështje tjetër. Në shtator do të hapim këtu një fabrikë dronësh, në bashkëpunim me izraelitët. Këtë projekt po e realizojmë së bashku me izraelitët. Ukrainasit janë shumë të suksesshëm dhe kanë vetë fabrika të shumta dronësh në këtë fushë, ndaj do t'ju ftojmë këtu për inaugurimin; parashikoj se do të mbahet diku mes datës 15 dhe 20 shtator”, tha Vuçiç, përcjell A2 CNN.

Më tej Vuçiç deklaroi se nuk sheh asnjë mundësi që lufta ruso-ukrainase të përfundojë shpejt dhe shprehu shqetësimin se Ukraina po përballet me një tjetër dimër të vështirë. Sipas liderit të Serbisë, një tjetër dimër i vështirë është përpara, kryesisht për popullin tuaj, por deri diku edhe për mbarë botën. Ai theksoi se nuk shihte asnjë bazë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit dhe tha se ishin të nevojshme përmbajtja dhe dialogu në nivel ndërkombëtar.

Po ashtu lideri serb theksoi se, Beogradi mbështet pa kushte integritetin territorial të Ukrainës në përputhje me Kartën e OKB-së. "Ne do të vazhdojmë të ndjekim një politikë kaq parimore dhe nuk ka 'por' për këtë çështje. Është pikërisht kjo, shumë e saktë, e qartë, vendimtare", theksoi presidenti. Nga ana e tij, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy shfrytëzoi rastin për ti bërë thirrje SHBA, për ta furnizuar me sistemin e mbrojtjes Patriot, edhe pse sipas tij, një pjesë do dorëzohet në muajt në vijim.

“Së pari, kush i zotëron raketat antibalistike dhe sistemin përkatës? Prodhuesi janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A mund të na ndihmojnë? Po punojmë për këtë. A do të na furnizojnë me raketa çdo muaj? Po. Kemi marrëveshje të lidhura. A mjaftojnë këto raketa? Jo. Ukraina nuk i ka, e as nuk do t'i ketë kurrë, fondet që ka Rusia dhe që po i përdor për të financuar luftën. Ne kemi atë që na nevojitet, falë ndihmës evropiane dhe mbështetjes nga vende të tjera. Por ajo që nevojitet është financim shtesë, posaçërisht për prodhimin ukrainas”, tha Zelensky.

Deklarata e Vuçiçit vë në pah fokusin e Beogradit te zhvillimi i konfliktit dhe pasojat e tij për Evropën dhe botën. Takimi në Beograd nënvizoi nevojën për një qasje të matur dhe për diplomaci, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në Evropë mes luftës së zgjatur midis Rusisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos