Studentët bllokojnë televizionet kryesore në Beograd dhe Novi Sad

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 09:27 | Ballkani

Studentët bllokojnë televizionet kryesore në Beograd dhe Novi Sad

Studentë nga universitetet e Beogradit dhe Novi Sadit organizuan bllokimin e ndërtesave të Radio Televizionit të Serbisë dhe Radio Televizionit të Vojvodinës, në shenjë proteste ndaj mënyrës si transmetuesit publikë po raportojnë për krizat socio-politike dhe protestat studentore në vend.

Protesta u zhvillua njëkohësisht në disa pika: selia e RTS-së në Beograd, studioja e RTS në lagjen Košutnjak dhe ndërtesa e RTV-së në Miseluk të Novi Sadit. RTS e përshkroi bllokadën si “të paligjshme”, ndërsa në faqen e saj zyrtare theksoi se studentët po pengojnë ilegalisht punën e transmetuesve.

Studentët shprehën pakënaqësinë e tyre përmes rrjeteve sociale, duke shkruar në Instagram: “Shërbimi i medias publike po punon kundër të gjithëve”, duke akuzuar RTS-në dhe RTV-në për njëanshmëri dhe mungesë të raportimit të drejtë për situatën në vend.

Kjo lëvizje studentore ka lindur si reagim ndaj një ngjarjeje tragjike të ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur në stacionin hekurudhor të Novi Sadit humbën jetën 16 persona pas shembjes së një kabine. Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për këtë ngjarje, si dhe një luftë të sinqertë kundër korrupsionit dhe funksionim të institucioneve pa ndikim politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos