Studentët shqiptarë në RMV në protestë për dhënien e provimit në gjuhën shqipe

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 12:43 | Ballkani

Studentët shqiptarë në RMV në protestë për

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillojnë sot një protestë në Shkup për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe aktorëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të studentëve, e cila do të mbahet më 6 prill, ora 12:30 në Shkup, me nisje nga Ura e Gurit.

Përmes një komunikate publike, ata u janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre.

Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ata bëjnë të ditur se protesta do të nisë me marsh nga Ura e Gurit në Shkup.

385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos