Studentët, ultimatum Vuçiçit, presidenti serb: Do të ndërhyjmë për Vidovdan nëse detyrohemi

Nga Rosalba Bejdo
26 Qershor 2025, 20:51 | Ballkani

"Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Është ky paralajmërimi i studentëve protestues në Serbi, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor - ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Tjetër kërkesë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët të tyre, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe prej tre muajsh. 

Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se nëse detyrohet, shteti do të ndërhyjë në Vidovdan, për të ndaluar trazira të mundshme.

“Shpresoj që nuk do të detyrohemi ta bëjmë këtë”, ishte deklarata e presidentit serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos