Stuhia vdekjeprurëse në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima

Nga Rosalba Bejdo
22 Janar 2026, 16:03 | Ballkani

Sasia e reshjeve të 6 muajve, u shënua në më pak se një ditë në kryeqytetin grek Athinë, i goditur nga një stuhi vdekjeprurëse këtë javë. Të paktën 2 persona humbën jetën të mërkurën, ndërsa ekipet e emergjencës kaluan të enjten duke pastruar mbeturinat dhe dëmet.

Ekspertët thanë se fenomeni ekstrem i motit, solli deri në 170 milimetra reshje shiu mbi kryeqytet, 40 përqind e sasisë vjetore që bie zakonisht në kryeqytet, raporton A2 CNN. 

Një grua 56-vjeçare humbi jetën të mërkurën në mbrëmje pasi u rrëmbye vërshimi I ujit, dhe u bllokua nën një makinë në lagjen kodrinore të Athinës, Ano Glifada.

Disa orë më vonë, një roje bregdetare 53-vjeçar u plagos për vdekje, për shkak të dallgëve të mëdha, teksa përpiqej të ndihmonte banorët vendas të siguronin varkat në qytetin port te Astros, në rajonin e Peloponezit.

 Stuhia që po lëvizte drejt lindjes nëpër Greqi, solli erëra që kaluan 100 kilometra në orë, duke detyruar autoritetet në Athinë, si në perëndim e jug të vendit, të mbyllnin shkollat, shkruan A2 CNN.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis anuloi një udhëtim të planifikuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos