Takim me Xi Jinping dhe Putin për Kosovën, Vuçiç mbërrin në Kinë për “paradën e diktatorëve”

Nga Xhevahir Qardaku
2 Shtator 2025, 11:04 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur në Kinë për të marrë pjesë në atë që është quajtur si “parada e diktatorëve”. Atij iu rezervua një pritje e ngrohtë në aeroport.

Më herët, presidenti serb konfirmoi se po nisej për një udhëtim 5-ditor. Gjatë qëndrimit në Kinë, Vuçiç do të takohet me presidentin e vendit, Shi Xhinpin, gjithashtu edhe me liderin e Rusisë, Vladimir Putin. Mes temave që do të diskutojë me udhëheqësit që shpallën rendin e ri botëror, është edhe çështja e Kosovës.

Moska dhe Pekini i kanë dhënë mbështetje të plotë Beogradit, ndërsa janë zotuar që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Vuçiç do të diskutojë me Putin dhe Shi Xhinpin edhe për thellimin e mardhënieve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Serbia shpreson që të marrë investime të reja nga Kina, ndërsa me Rusinë kërkon që të ruajë furnizimin me gaz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos