Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 19:53 | Ballkani

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite në një ishull shkëmbor në Gjirin Euboean në Greqi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Nea Stira, teksa pasagjerët po zbriten me urgjencë me varka e jelekë shpëtimi, pasi ka frikë e panik për fundosje.

Mediat greke raportojnë se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po hipin në anije private, ndërsa një anije në det të hapur dhe dy anije patrullimi të Rojës Bregdetare po veprojnë në vendngjarje, përcjell A2 CNN.

Sipas mediave greke mjeti lundrues paraprakisht njoftohet se kishte një rrjedhje të vogël uji. Në bord janë edhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

"Nuk na u dhanë udhëzime, askush nuk na informoi, i gjetëm vetë jelekët e shpëtimit nën sedilje. Pamë një manovër nga kapiteni dhe thamë: "Çfarë po bën?" Menjëherë dëgjuam impaktin në shkëmbinj. Kur erdhi momenti i evakuimit, kapiteni tha nëpërmjet altoparlantëve: "Zbritni dhe hipni në varka", u shpreh një pasagjer për mediat greke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos