Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, nis kontrolli në terren i të gjitha lokaleve të natës

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 08:16 | Ballkani

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, nis kontrolli në terren i

Pas tragjedisë me 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ka nisur sot inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.

Mediat vendase bëjnë të ditur se inspektimet u paralajmëruan dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate, apo disko.

Kryeministri Mickoski tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos