Tragjedia në Koçan, thirret protestë në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 11:58 | Ballkani

Tragjedia në Koçan, thirret protestë në rrjetet sociale

Pas ngjarjes tragjike në diskotekën e Koçanit, ku mbi 59 persona humbën jetën dhe mbi 100 u shtruan në spital, në rrjetet sociale po përhapet një thirrje për protestë.

Protesta do të mbahet në parkun e qytetit të Koçanit, për institucione që punojnë dhe e kryejnë detyrën e tyre.

 “Qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete”. Ata do të luftojnë për një qytet pa punësime partiake, për institucione që funksionojnë, për polici që janë këtu për ne, për shërbime inspektimi që do të kryejnë detyrën e tyre, për hapësira publike që do të jenë të sigurta dhe të pastra.

Protesta është për drejtësinë, për secilin prej nesh, për çdo viktimë që kemi humbur dhe për të gjithë ne që jetojmë çdo ditë në këtë qytet. “Ne nuk mund t'i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojnë këtë sistem joefikas që nuk ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në postimin në profilin e Koçanit në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos