Një operacion nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar që ka filluar nga mëngjesi i sotëm në Serbi, ka çuar në arrestimin e ish-ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Tomislav Momiroviç.
Aksioni lidhet me shembjen e tendës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 16 persona.
Prokuroria po ashtu po kryen një hetim financiar në lidhje me projektin e rindërtimit të stacionit Hekurudhor në Novi Sad.
Momirović mbajti postin e ministrit gjatë kohës kur po zhvilloheshin punimet në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Karriera e tij politike u shënua nga një sërë gafash, më e paharrueshme prej të cilave është fjalia se dy vezë për 22 dinarë mund t’i mbajnë njerëzit të ngopur gjithë ditën.
Që nga viti 2007, ai është punësuar në kompaninë familjare "Mona d.o.o.", si këshilltar. Ish-Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme (2022-2024) dhe ish-Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës (2020-2022), trashëgimtari i perandorisë "Mona", duke gjykuar nga harta e pronave të hartuara nga KRIK, së bashku me familjen e tij ka 87 milionë euro, vetëm në pasuri të paluajtshme. (A2 Televizion)