Deputetja e Laburistëve për rajonin South Shields, Emma Lewell, i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm britanik David Lammy, që Britania e Madhe të ashpërsojë gjuhën në drejtim të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic.
Kjo kërkesë vjen pasi Vuçiç u bë një nga dy liderët europianë që mori pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë, me ftesë të Presidentit rus Vladimir Putin.
“I kam shkruar sot Sekretarit të Jashtëm duke kërkuar një hap ndryshim në qasjen ndaj politikës sonë të jashtme ndaj Serbisë pas pjesëmarrjes së presidentit Vuçiç në paradën ushtarake të Moskës më 9 maj”, thuhet në kërkesën e Lewell.
Letra e saj është nënshkruar edhe nga 25 parlamentarë të tjerë britanikë, të cilët duan “ndëshkimin” e Vuçiç pas afrimitetit të shtuar me Rusinë. (A2 Televizion)