Mediat turke kanë publikuar pamjet e një krimi brutal brenda familjes, që ka ndodhur brenda një spitali në qytetin Kahranmarmaras.
Në video paraqitet momenti kur ish-bashkëshorti i 42-vjeçares Eser Karaca i merr jetën asaj, duke e qëlluar me një armë të llojit shotgun.
Krimi makabër me autor 44-vjeçarin Atilla Aydintapli, u regjistrua në kamerat e sigurisë së spitalit privat ku punonte 42-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.
⚫️ Uzaklaştırma kararı vardı, öldürüldü!
— Emrullah Erdinc (@emrullaherdinc) September 24, 2025
Kahramanmaraş’ta tıbbi sekreter Eser Karaca, eski eşi Atilla Ayıntaplı tarafından çalıştığı hastanede pompalı tüfekle vurularak öldürüldü.
Cani, poşete gizlediği silahla hastaneye girdi, Karaca’nın odasına saklandı. Eser Karaca… pic.twitter.com/SFpF7pLGna
Në video, Aginapli shihet duke hyrë në zyrën e ish-gruas së tij dhe mban në dorë një çantë të zezë. Disa sekonda më vonë, gruaja shihet duke dalë nga zyra dhe duke vrapuar për të shpëtuar jetën.
Në këtë moment 44-vjeçari nxjerr një pushkë nga çanta dhe e qëllon 42-vjeçaren nga afër në shkallë, ndërsa ajo ngriti duart lart duke iu lutur të ndalonte. Më pas ai e qëlloi gruan edhe dy herë përpara se të vraponte drejt daljes.
Sipas informacioneve nga mediat turke, vrasja ndodhi një ditë pasi 42-vjeçares iu aprovua urdhri i ndalimit kundër ish-bashkëshortit. Aydapli u arrestua menjëherë pas krimit, me prokurorët që kërkuan një dënim me burgim të përjetshëm. (A2 Televizion)