Moti i keq godet Filipinet, evakuohen 400,000 persona

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 06:56 | Bota

Moti i keq godet Filipinet, evakuohen 400,000 persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe 400 mijë të tjerë janë evakuuar për shkak të motit të keq që ka goditur Filipinet. Është ky bilanci paraprak i stuhisë tropikale që goditi rajonin Bicol të Luzonit jugor.

Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se tre persona vdiqën pasi muret u shembën dhe pemët u shkulën nga stuhia e dhunshme tropikale Bualoi, e cila po lëviz nga perëndimi në veriperëndim me shpejtësi prej 110 kilometrash në orë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos