Pesë oficerë policie u vranë të hënën në mënyrë makabre në Meksikë, teksa u zunë në pritë nga një grup burrash të armatosur në shtetin jugor të Chiapas.
Guvernatori i shtetit Eduardo Ramirez nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, tha se sulmi ndodhi në komunitetin e Frontera Comalapa ndërsa oficerët ishin në patrullim.
Ministria e Sigurisë e këtij shteti, nga ana e saj, publikoi një foto që tregonte një automjet policie plotësisht të djegur, të braktisur në anë të rrugës.
Ai tha gjithashtu se më shumë se 1,000 oficerë policie ishin vendosur për të trajtuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në zonë.
Chiapas, në kufi me Guatemalën, është bërë një skenë konflikti midis bandave, të cilat pretendojnë kontrollin e zhvatjes dhe kontrabandës së emigrantëve.
Dhuna, e cila besohet të jetë e lidhur me veprimet e karteleve, ka marrë jetën e më shumë se 480,000 njerëzve në Meksikë që nga viti 2006, kur presidenti i atëhershëm Felipe Calderón urdhëroi nisjen e "luftës kundër drogës" me përfshirjen e forcave të armatosura brenda vendit. (A2 Televizion)