Sulm masiv me 650 dronë mbi Moskë, një i vrarë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 07:28 | Bota

Sulm masiv me 650 dronë mbi Moskë, një i vrarë

Moska ishte shënjestra e një sulmi jashtëzakonisht të gjerë që përfshinte 650 dronë gjatë natës , duke shkaktuar të paktën një viktimë në periferi të kryeqytetit rus.

“Shumica u rrëzuan nga mbrojtjet kundërajrorë përfshirë 105 të interceptuar, ndërsa po i afroheshin kryeqytetit”, tha kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.

Sipas llogaritjeve nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass, ky është sulmi i dytë më i madh kundër Moskës, i vendosur qindra kilometra larg kufirit ukrainas, i regjistruar në muajt e fundit, një periudhë e karakterizuar nga një intensifikim i sulmeve të ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë.

Nga sulmi mbeti viktimë një 20-vjeçar në një fshat në periferi të Moskës, tha guvernatori rajonal Andrei Vorobiev, duke raportuar gjithashtu dëme në shtëpi në disa lokalitete.

Dronët ukrainas shënjestruan gjithashtu edhe një strukturë të madhe nafte në Oblastin e Moskës gjatë sulmit masiv.

Moska, e cila mohon se ka shënjestruar infrastrukturën civile, ka intensifikuar bombardimet e territorit ukrainas në javët e fundit.

Të dielën, ushtria ruse paralajmëroi se do të “intensifikojë” më tej sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, në përgjigje të premtimit të Presidentit Volodymyr Zelensky për të rritur veprimet e Kievit kundër rafinerive ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos