Sulm rus mbi Ukrainë, Kievi nxjerr avionët francezë të luftimit

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 11:09 | Bota

Sulm rus mbi Ukrainë, Kievi nxjerr avionët francezë të

Forcat Ajrore të Ukrainës bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit ka shmangur një sulm të gjerë ajror të Rusisë ku u përdorën dhjetëra raketa dhe dronë.

Në kundërpërgjigjen e Ukrainës, raportohet se janë nxjerrë për herë të parë në fluturim dhe avionë luftarakë francezë, që u morën rreth një muaj më parë.

Forcat Ajrore të Ukrainës e njoftuan këtë në Telegram, duke raportuar se "avionët luftarakë përfshirë F-16 dhe Mirage-2000" ishin gjithashtu të përfshirë në aksionin e mbrojtjes.

Në deklaratë theksohej se "avionët francezë, të cilët mbërritën në Ukrainë vetëm një muaj më parë, morën pjesë për herë të parë në zmbrapsjen e një sulmi ajror armik". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos