Ushtria siriane sulmon “besnikët” e Assad, dhjetëra viktima në Siri

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 07:40 | Bota

Ushtria siriane sulmon “besnikët” e Assad, dhjetëra

Forcat siriane të sigurisë kanë nisur një operacion të madh kundër luftëtarëve besnikë të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad në zonat bregdetare të vendit pas një dite përplasjesh të dhunshme.

Gjendja e shtetrrethimit është vendosur në qytetet port, Latakia dhe Tartous, teksa grupet që monitorojnë luftën, me bazë në Britani, raportojnë për të paktën 70 viktima.

Ky raportohet të jetë incidenti më i rëndë në Siri që kur rebelët rrëzuan Asadin në dhjetor dhe vendosën një qeveri tranzicioni islamike.

Përleshjet nisën kur forcat qeveritare u zunë në pritë gjatë një operacioni të sigurisë në Latakia. Rajoni bregdetar është zemra e pakicës alavite dhe një bastion i familjes Assad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos