Sulm terrorist në marshimin pro-Izrael në Kolorado

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 07:39 | Bota

Sulm terrorist në marshimin pro-Izrael në Kolorado

Tetë persona janë plagosur pasi një burrë filloi t'u "vërë flakën njerëzve" në një qendër tregtare në Boulder të Kolorados, thonë zyrtarët.

FBI thotë se "akti i dyshuar i terrorizmit" ndodhi gjatë një marshimi paqësor në mbështetje të pengjeve izraelite, i cili zhvillohet çdo javë.

I dyshuari, Mohamed Sabry Soliman, 45 vjeç, është një shtetas egjiptian, viza e të cilit skadoi në vitin 2023, raportojnw mediat amerikane.

Zyrtarët shtuan se Soliman bërtiti "Palestina e lirë" kur hodhi kokteje molotov dhe përdori një flakëhedhës të improvizuar mbi demonstruesit. Ai tani është në paraburgim.

Pamjet video tregojnë njerëz që përpiqen të ndihmojnë të lënduarit.

Mediat raportuan se një nga personat e plagosur në sulm është një i mbijetuar i Holokaustit.

Policia ka lëshuar një deklaratë, thënë se kanë identifikuar tetë viktima, të cilat variojnë nga mosha 52 deri në 88 vjeç.

Ministri i Jashtëm i Izraelit e quan incidentin një "sulm të tmerrshëm terrorist antisemit që synon hebrenjtë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos