Irani përgatit mbrojtjen: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 13:34 | Bota

Irani përgatit mbrojtjen: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan kundër infrastrukturës bërthamore të Teheranit, nëse negociatat mbi programin e tij të pasurimit dështojnë.

Shumë nga raketat dhe radarët më të përparuar tokë-ajër të Iranit - përfshirë sistemet e tij me rreze të gjatë veprimi S-300 të prodhuara në Rusi - u shkatërruan ose u dëmtuan nga sulmet ajrore izraelite në tetor dhe prill 2024, citon Financial Times. 

Kjo, së bashku me sulmet e suksesshme izraelite ndaj aleatëve iranianë, siç janë militantët libanezë të Hezbollahut dhe rebelët Huthi të Jemenit, ka çuar në perceptimin se Irani është në gjendjen e tij më të prekshme ndaj sulmeve ajrore në dekada. Megjithatë, ekspertët thonë se shumë elementë të mbrojtjes ajrore të Iranit mbeten të paprekura ose duket se janë riparuar në muajt e fundit.

Vlerësimet e inteligjencës perëndimore dhe imazhet satelitore të shqyrtuara nga analistët e mbrojtjes sugjerojnë se Irani që atëherë ka ripozicionuar disa lëshues raketash tokë-ajër, duke përfshirë sistemet S-300, pranë vendeve kryesore bërthamore si Natanz dhe Fordow.

Disa pajisje janë shfaqur edhe në publik në muajt e fundit, me një paradë armësh - duke përfshirë një lëshues S-300 dhe një kamion radari - të shfaqura në Teheran në festimet e "Ditës së Ushtrisë" muajin e kaluar.

Një njësi S-300 u pa gjithashtu duke lëshuar një raketë tokë-ajër gjatë ushtrimeve ushtarake në shkurt duke përdorur një radar të ri të projektuar nga Irani - ndoshta sepse radari i tij origjinal ishte i paoperueshëm, theksojnë analistët për Financial Times. 

Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, këtë muaj vlerësoi përgatitjen e Iranit për një sulm. “Po dëshmojmë një përmirësim të jashtëzakonshëm në aftësinë dhe gatishmërinë e mbrojtjes ajrore të vendit”, tha ai, duke trumbetuar një “rritje disafish të investimeve”. “Armiqtë e kombit iranian duhet ta kuptojnë se çdo shkelje e hapësirës ajrore të vendit tonë do t’u shkaktojë dëme të konsiderueshme”, tha ai.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos