
Policia polake thotë se pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Krakov.
“Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Sheshin Kryesor të Tregut”, thuhet në një deklaratë, ku shtohet: “Po presim konfirmimin zyrtar për përmasat e incidentit”.
Policia thotë se i dyshuari, i cili u qëllua nga efektivët, po transportohet drejt spitalit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri polak Donald Tusk e cilëson ngjarjen si “tragjike” dhe thotë se po informohet vazhdimisht për zhvillimet. (A2 Televizion)