50 minuta për fundin e luftës, Rubio takohet me Lavrov, ministri rus: Kievi dhe BE po zgjasin konfliktin

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 23:40 | Bota

50 minuta për fundin e luftës, Rubio takohet me Lavrov, ministri rus:

Takimi mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, është mbyllur pas rreth 50 minutash në Nju Jork, sipas agjencisë ruse Interfax.

Gjatë bisedimeve, Rubio i kërkoi Lavrovit që Rusia të ndalë menjëherë vrasjet në Ukrainë dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt paqes. “Moska duhet të bëjë lëvizje të dukshme për t’i dhënë fund konfliktit”, tha Rubio, sipas burimeve të Bloomberg, duke e cilësuar këtë si një test real të vullnetit politik të Kremlinit.

Nga ana tjetër, Lavrov e hodhi topin te Kievi dhe vendet evropiane, duke akuzuar se ato po përpiqen ta zgjasin luftën, shkruan A2 CNN.

“Planet e nxitura nga Kievi dhe disa kryeqytete evropiane për të zgjatur konfliktin janë të papranueshme”, u shpreh ai, sipas TASS.

Megjithatë, ministri rus theksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Uashingtonin për të adresuar “shkaqet e thella të krizës”, siç i quajti ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos