Adrenalina mposht frikën! Turistët, ballë për ballë me llavën e vullkanit, por ka një problem

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 13:21 | Bota

Adrenalina mposht frikën! Turistët, ballë për ballë me

Një javë shpërthimesh në malin Etna të mbuluar me borë në Sicili, një nga vullkanet më aktive në botë, ka tërhequr mijëra njerëz që duan të shohin spektaklin e llavës, shkruan A2 CNN. Por fluksi i papritur i vizitorëve është kthyer në një rrezik sigurie, sipas Salvo Cocina, kreut të agjencisë së Mbrojtjes Civile Rajonale të Siçilisë.

Shumica e turistëve janë të pajisur mirë dhe të shoqëruar nga guida alpine dhe ekspertë të vullkaneve, tha ai për CNN, por “ka edhe një fluks të vazhdueshëm mijëra njerëzish që parkojnë në mënyrë të çrregullt dhe ecin buzë rrugëve të ngushta, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të shpëtimit”.

Të hënën, tetë persona që po përpiqeshin të ngjiteshin në mal pa një guidë humbën për disa orë para se të gjendeshin, tha Cocina. Të dielën, një burrë 48-vjeçar theu këmbën pasi rrëshqiti mbi akull, shtoi ai.

Adrenalina mposht frikën! Turistët, ballë për ballë me

Ai theksoi se prania e vazhdueshme e ekipeve të shpëtimit, përfshirë ambulanca për terren të vështirë, është e rëndësishme për ata që punojnë pranë vullkanit dhe për guidat që janë të autorizuara të çojnë njerëz në mal. “Bllokimi i tyre ka krijuar një situatë të rrezikshme për të gjithë”, tha ai.

Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, shpërthimet e fundit nisën më 11 shkurt. Llava zbriti deri në 1950 metra lartësi, ndërsa aeroporti i Katanias gjithashtu devijoi fluturimet për shkak të reve të hirit të dielën dhe të hënën, sipas llogarisë së aeroportit në X, por tani ka rifilluar të gjitha shërbimet. Aeroporti mbyllet disa herë në vit për shkak të aktivitetit të vullkanit.

Përveçse është një ndër vullkanet më aktivë në botë, Mali Etna është gjithashtu vullkani më i lartë në Evropë, me një lartësi prej rreth 3350 metrash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos