Aksident fatal hekurudhor në Indonezi, 3 viktima e 28 të plagosur nga përplasja e dy trenave

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 07:31 | Bota

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën, kur dy trena u përplasën, mëngjesin e së premtes, në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë. Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas mediave ndërkombëtare, pasagjerët e lënduar nga aksidenti janë transportuar në spitale për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos