Një aksident fatal është regjistruar, mbrëmjen e së martës, në autostradën që lidh Aleksandrinë me Kajron në Egjipt.
Nga aksidenti mësohet se kanë humbur jetën 15 persona dhe 7 të tjerë u plagosën. Ngjarja u regjistrua në zonën Amriya pranë Aleksandrisë.
Sipas Reuters, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëse dhe ambulanca, ndërsa qarkullimi në vendin e aksidentit u ndërpre përkohësisht. (A2 Televizion)