Aksidenti Ajror me 67 viktima në Uashington, Presidenti Trump sulmon Obamën dhe Biden

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 17:52 | Bota

Aksidenti Ajror me 67 viktima në Uashington, Presidenti Trump sulmon

Donald Trump ka mbajtur një fjalim të cilin e nisi me një minutë heshtje, për aksidentin ajror të ndodhur në Uashington, ku një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak.

Sipas mediave të huaja, Presidenti thotë se kjo është një "orë ankthi për kombin tonë" dhe një "tragjedi e vërtetë".

Ai thotë se një "operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi" ka qenë duke u zhvilluar, shkruan A2 CNN. “Mjerisht nuk ka të mbijetuar”, konfirmon Trump.

"Si një komb i vetëm, ne pikëllohemi për çdo shpirt të çmuar që na është marrë kaq papritur", tha , tha më tej Trump.

Ai thotë se tragjedia "ka tronditur vërtet shumë njerëz", përfshirë ata nga vende të tjera, qytetarët e të cilëve ishin në bordin e avionit.

Presidenti shpreh ngushëllimet e tij dhe të Zonjës së Parë për familjet e viktimave.

“Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë përplasje, por kemi disa opinione dhe ide shumë të forta”, thotë Trump, duke u zotuar të sigurohet që asgjë tjetër e ngjashme të mos ndodhë përsëri.

Më tej Trump nisi të sulmojë Barack Obamën dhe Joe Biden, duke pretenduar se ata kanë dobësuar standardet për kontrollorët e trafikut ajror.

"Unë vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Biden dhe demokratët vënë politikën në radhë të parë," thotë ai.

"Ata e vendosin politikën në një nivel që askush nuk e ka parë ndonjëherë", shtoi Trump. Ai thotë se "politika e tyre ishte e tmerrshme".

Trump thotë gjithashtu se kur u kthye në detyrë këtë muaj ai nënshkroi urdhra ekzekutivë që "rikthyen standardet më të larta të trafikut ajror". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos