Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Federica Mogherini

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 09:51 | Bota

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj,

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje nga Policia Federale e Flandrës Perëndimore, në Belgjikë.

Marrja në pyetje e Mogherinit u bë si pjesë e hetimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian për mashtrim të dyshuar në lidhje me trajnimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj.

Kreu i Kolegjit të Evropës në Bruge, Stefano Zegretti dhe ambasadori Stefano Sannino (ish-Sekretar i Përgjithshëm i EEAS), u liruan gjithashtu. Mogherini, Sannino dhe Zegretti janë informuar zyrtarisht për akuzat kundër tyre.

“Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Kriminale Belge, të tre u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre, të cilat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional”.

“Ata u liruan pasi nuk u konsideruan si rrezik arratisjeje”, raportoi Zyra e Prokurorit Publik të BE-së në një deklaratë.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian në njoftimin për rastin thekson gjithashtu se të tre individët nën hetim supozohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia e tyre nga gjykatat kompetente belge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos