All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Alarm në Bruksel, një burrë me thikë hyn në zyrën e kryeministrit belg

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 16:18 | Bota
All - Paragraf - 1

Alarm në Bruksel, një burrë me thikë hyn në zyrën

Një burrë i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes pasi u përpoq të hynte në zyrat e kryeministrit belg në Bruksel.

All - Paragraf - 3

Kryeministri Alexandre de Croix ndodhej jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili nuk shkaktoi lëndime, por është "shumë i tronditur", sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP.

Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e sulmuesit, ndërsa zëdhënësi i kryeministrit deklaroi për gazetën Le Soir se “personi u dërgua në komisariat”.

All - Paragraf - 6

Në platformën ‘X’, Alexander De Cro siguroi se po “monitoron nga afër situatën” dhe deklaroi se “është i lehtësuar që askush nuk u lëndua”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos