Kryediplomati amerikan ka thënë se Rusia është e përgatitur të ndajë hapësirën dhe teknologjinë satelitore me Korenë e Veriut.
Sipas mediave të huaja, Antony Blinken i bëri komentet teksa vizitoi kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.
"DPRK tashmë po merr pajisje ushtarake dhe trajnime ruse," tha ai, shkruan A2 CNN.
"Tani, ne kemi arsye të besojmë se Moska synon të ndajë hapësirën e avancuar dhe teknologjinë satelitore me Phenianin", tha më tej Blinken.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimet se rreth 1000 koreano-veriorë ishin vrarë ose plagosur duke luftuar përkrah forcave ruse në rajonin e Kurskut kundër Ukrainës.
Kujtojmë se pas nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia i ka forcuar marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut, ç’ka është konkretizuar edhe me takimet mes dy liderëve, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un. (A2 Televizion)