
Kreu i NATO, Mark Rutte, deklaroi se aleatët e SHBA-së në NATO kanë qenë “të ngadaltë” në përgjigjen ndaj kërkesave amerikane për Iranin, por shtoi se “pothuajse pa përjashtim, aleatët po bëjnë gjithçka që kërkon Shtetet e Bashkuara”.
Sipas tij, lufta ka zbuluar boshllëqe brenda aleancës ushtarake, me disa vende që shprehin shqetësim si për sulmin fillestar ashtu edhe për pasojat e vazhdueshme. Presidenti Donald Trump ka kritikuar shpesh vendet që nuk e mbështetën sulmin ndaj Iranit ose nuk ofruan mbështetje për SHBA-në gjatë tij.
“Por ajo që shoh kur shikoj nëpër Europë sot është se aleatët po ofrojnë një sasi të madhe mbështetjeje,” tha Rutte, duke folur në Washington, DC. “Ata kanë dëgjuar dhe po përgjigjen ndaj kërkesave të Presidentit Trump.” (A2 Televizion)