Interi zbarkon në Shqipëri, akademia zikaltër hap dyert për talentet e rinj

Nga Dea Kozma
18 Nëntor 2026, 13:27 | Futboll

Interi zbarkon në Shqipëri, akademia zikaltër hap dyert për

Një emër i madh i futbollit italian dhe europian do të jetë tashmë më pranë talenteve të rinj shqiptarë. Interi vjen në Shqipëri me akademinë e tij zyrtare, përmes projektit “Inter Academy Albania”, që do të zhvillohet në Tiranë.

Në qendër të projektit është pikërisht formimi i brezit të ri, shkruan A2.

Fëmijët do të kenë mundësi të stërviten sipas metodologjisë dhe standardeve të akademisë zikaltër, me përfshirjen e stafit teknik të Interit dhe trajnimin e trajnerëve shqiptarë.

Projekti synon të përfshijë qindra fëmijë, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rajoni. Një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet edhe futbollit të vajzave, mbështetjes së talenteve përmes bursave dhe ndërthurjes së sportit me edukimin shkollor.

Akademia pritet të hapë dyert në qershor të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos