Berisha rikthehet pas largimit të kryeministrit: Rama ia mbathi, hera e fundit që paraqet buxhet në këtë sallë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 12:33 | Politikë

Pasi kryeministri Edi Rama përfundoi fjalën dhe u largua nga salla, në Kuvend hyri dhe mori fjalën kreu i PD-së Sali Berisha. Berisha tha se është hera e fundit që Rama prezanton buxhet në këtë sallë.

“Ia mbathi. Siç e patë vetë, padrino ia mbathi, me bisht ndër shalë, ia mbathi sepse e di që kjo është e fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori. Ia mbathi s një kufomë e pakallur e cila është e pushtuar nga frika deri në palcë, ia mbathi se e kanë mbërthyer për fyti krimet që ka kryer. Ia mbathi, nuk rri dot. Para jush u paraqit njeriu që do mbyllë qeverisjen e tij me aktet më madhore të turpit, me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve. Edi Rama ndërtoi në këtë vend të bekuar, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ndërtoi republikën e narkoeurove dhe narkobetonit”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos