Kthimi në Tokë të premten, Artemis II mahniti botën me imazhet dhe udhëtimin historik

Nga Xhevahir Qardaku
9 Prill 2026, 19:26 | Bota

Ekuipazhi i misionit Artemis II është në rrugë kthimi drejt Tokës, pas udhëtimit të tyre rekord rreth Hënës. Në ditën e tetë të këtij udhëtimi historik në hapësirë, astronautët iu përgjigjën pyetjeve gjatë një konference për shtyp nga hapësira, ndërsa po kthehen me shpejtësi drejt Tokës përpara rikthimit të tyre të pritshëm në më pak se 48 orë.

Ata planifikohet të zbresin në ujë të premten në mbrëmje, pranë brigjeve të San Diegos. Ekipet e shpëtimit do të marrin ekuipazhin me helikopterë dhe do t’i dërgojnë në anijen Xhon Murta, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore përpara se të kthehen në tokë.

Të mërkurën, NASA publikoi më shumë imazhe nga misioni, përfshirë një foto në grup dhe një imazh mahnitës të galaktikës sonë, Rruga e Qumështit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos