
Përfaqësuesit e ekipit të komunikimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë hedhur poshtë sugjerimet se ai mund të përdorë armë bërthamore kundër Iranit, raporton A2CNN.
Përmes një deklarate në “X” (Twitter) nga Rapid Response 47, një nga llogaritë gjysmëzyrtare të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje të një postimi në Twitter nga një kanal lajmesh që sugjeroi se Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance kishte përmendur përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore kundër Iranit.
Në videon bashkëngjitur, Vance tha se Irani do të “marrë përgjigjen e duhur”, duke u shprehur ndër të tjera se: " Ne kemi mjete në çantën tonë që deri më tani nuk kemi vendosur t'i përdorim.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të vendosë t'i përdorë ato. Dhe ai do të vendosë t'i përdorë ato nëse iranianët nuk e ndryshojnë rrjedhën e sjelljes së tyre”.
“Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha zv.Presidenti këtu nuk nënkupton këtë”, thuhet në deklaratën e Rapid Response 47. (A2 Televizion)