Seanca në Serbi, kandidati i Vuçiç kërkon të marrë kreun e Kuvendit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 17:16 | Rajoni & Bota

Seanca në Serbi, kandidati i Vuçiç kërkon të

Në Serbi po zhvillohet senaca e radhës konstituive, e cila në rend të ditës ka zgjedhjen e krytarit të kuvendit. Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër por që njëkohësisht është edhe kandidat për kreun e kuvendit, i dalë nga Partia e Aleksandar Vuçiç. Ai quhet Stojan Radenoviç.

Lista Studentore dhe Partia e Vuçiç, pretentojnë se kandidatët e tyre janë akademik. Ndërkohë në seancë ka folur edhe deputeti i koalicionit shqiptar, Shaip Kamber. Në fjalën e tij ai deklaroi se ata erdhën në Parlamentin e Serbisë për të luftuar për vendin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Siç tha ai, ata presin që shumica e re parlamentare të respektojë Planin Shtatë Pikash dhe Planin e Veprimit 2022, të cilat janë rezultat i viteve të këmbënguljes për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Ai kërkoi gjithashtu që të ndalet pasivizimi i adresave të banimit, të përmirësohet arsimi në gjuhën shqipe, të zbatohet më me konsistencë e së drejtës për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, si dhe të zhbllokohen fondet që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve merr nga Kosova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos