Ambulanca përplaset me murin, vdes pacienti

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 18:36 | Bota

Ambulanca përplaset me murin, vdes pacienti

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të premte në Fivizzano të Italisë, ku u përfshi një ambulancë.

Sipas të dhënave, ambulanca me shpejtësi të lartë u përplas me një mur dhe për pasojë humbi jetën pacienti i moshuar, teksa u plagosën dhe 3 anëtarët e stafit.

Një vullnetar 50 vjeç u transportua me helikopter në spitalin e Pizës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos