Anëtarësimi në NATO, Turqia pritet t’i hapë dritën jeshile Suedisë brenda këtij viti

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 22:23 | Bota

Anëtarësimi në NATO, Turqia pritet t’i hapë

Turqia mund t’i hapë dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO brenda këtij viti. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha sot homologëve të tij të NATO-s se po punon shumë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë.

Kjo çështje është aktualisht duke u debatuar në parlamentin turk. Deklaratat e shefit të diplomacisë turke i bëri të ditura një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Kujtojmë se Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar protokollin, gjë që e kanë bërë prej shumë muajsh 30 anëtarët e tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Po aq e konsiderueshme ishte edhe vonesa nga ana e Ankarasë në ratifikimin e protokollit për pranimin e Finlandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos