
Takimi në Bruksel midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarve të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të zhvillohet. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se takimi u anulua për shkak të kthimit të të dërguarve në Uashington.
"Takimi i Brukselit është anuluar dhe Zelensky po kthehet në Ukrainë", raporton Kyiv Post.
Kremlini pretendon se Witkoff dhe Kushner "premtuan" të fluturonin direkt për në Uashington pas bisedimeve të tyre me Putinin.
Arsyeja e anulimit nuk është zbuluar.
Një ditë më parë Witkoff dhe Kushner u takuan në Moskë me presidentin Putin, në të cilin nuk u arrit asnjë kompromis t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)