Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.
Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.
Kryetari i bashkisë dyshohet se u kap në flagrancë, ndërsa përvetësonte 6 mijë euro nga një sipërmarrës, në lidhje me kontratën për caktimin e shërbimeve të mensës shkollore për periudhën 2023-2026, të dhënë të njëjtit sipërmarrës nga Bashkia e Sorrentos, për një vlerë totale bazë ankandi prej mbi 4.5 milionë eurosh.
Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.
Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare. (A2 Televizion)