Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 21:44 | Bota

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë

Ushtria izraelite do të zgjerojë operacionet e saj ushtarake kundër Hamasit në Gaza dhe do të pushtojë territor shtesë, tha shefi i saj.

"Po veprojmë sipas një plani të strukturuar dhe po kalojmë në fazën tjetër. Hamasi do të paguajë çmimin për sfidën e tij", tha Eyal Zamir në Gaza gjatë një vizite në terren, shkruan A2 CNN.

"Ne do ta zgjerojmë manovrën tonë, do të pushtojmë territor shtesë, do të pastrojmë dhe shkatërrojmë infrastrukturën terroriste deri në humbjen e saj", vijoi ai më tej.

Gjatë ditëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar ofensivën në Gaza, duke ndërmarrë sulme të gjera.

Vendi ka zhvilluar një luftë kundër Hamasit që kur grupi militant kreu sulmet e tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos