Avionë, helikopterë e “Bisha”, blindohet Londra, mbërrin Trump

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 07:23 | Bota

Avionë, helikopterë e “Bisha”, blindohet Londra,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur mbrëmjen në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore të profilit të lartë, e cila pritet të shënojë një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti 79-vjeçar u ul në aeroportin e Stansted me avionin presidencial Air Force One, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump.

Trump u prit zyrtarisht nga Vikonti Kaud, përpara se të përshëndetej me Sekretaren e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e cila kishte shprehur më herët rezerva ndaj vizitës së tij.

Pas mbërritjes, Presidenti Trump dhe Zonja e Parë u transportuan me helikopterin presidencial Marine One drejt Winfield House, rezidenca zyrtare e ambasadorit amerikan në Londër, ku do të qëndrojnë gjatë natës.

Kjo është vizita e dytë shtetërore zyrtare e Presidentit Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë herë, ceremonia do të mbahet në Kështjellën Windsor, në vend të zakonshmit Pallat Buckingham, një ndryshim që Trump e cilësoi si “një nder të veçantë”, duke shtuar se “Kështjella Windsor është më e mira”.

Vizita e Presidentit amerikan po shoqërohet nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Ai do të lëvizë me automjetin presidencial të blinduar, të njohur si “Bisha”, i shoqëruar nga një njësi elitë e forcave speciale dhe çanta bërthamore, e njohur si “nuklear briefcase”, që udhëton gjithmonë me të në çdo vend.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos