Një avion i kompanisë United Airlines, që ishte nisur drejt Spanjës, u detyrua të kthehej në aeroportin Newark në New Jersey pas një alarmi të mundshëm sigurie. Sipas pasagjerëve, gjatë fluturimit u zbulua një rrjet Bluetooth me emrin “Bomb”, duke ngritur shqetësime te ekuipazhi.
Avioni u kthye menjëherë dhe u ul pa incidente, ndërsa policia dhe njësitë me qen kontrolluan mjetin. Pasagjerët u zbritën nga avioni dhe iu nënshtruan sërish procedurave të kontrollit të sigurisë.
Kompania ajrore dyshon se bëhej fjalë për një shaka të papërgjegjshme, ndërsa fluturimi vazhdoi më vonë drejt Spanjës me një ekuipazh të ri. (A2 Televizion)