BE zgjat me një vit sanksionet ndaj Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 16:43 | Bota

BE zgjat me një vit sanksionet ndaj Iranit për shkelje të të

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për një vit masat kufizuese ndaj Iranit, për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. Sipas vendimit, sanksionet do të mbeten në fuqi deri më 13 prill 2027.

Në një deklaratë zyrtare, bëhet me dije se masat përfshijnë ndalim udhëtimi dhe ngrirje asetesh për individët e listuar, si dhe ndalim të eksporteve drejt Irani të pajisjeve që mund të përdoren për represion të brendshëm dhe për monitorimin e telekomunikacionit.

Gjithashtu, qytetarëve dhe kompanive të Bashkimit Evropian u ndalohet të vënë në dispozicion fonde për personat dhe subjektet e përfshira në listën e sanksioneve.

Sipas të dhënave zyrtare, lista përfshin aktualisht 262 individë dhe 53 subjekte, pasi një person i ndjerë është hequr nga lista. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos