
Ambasadori iranian në Londër, Seyed Ali Mousavi, në një intervistë për BBC tha se vendi i tij do të kishte "të drejtën për vetëmbrojtje" nëse Mbretëria e Bashkuar do t'u bashkohej drejtpërdrejt sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Ai paralajmëroi se Irani priste që qeveria britanike dhe të tjerët "të tregohen shumë delikatë dhe shumë të kujdesshëm" në veprimet e tyre.
Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë leje SHBA-së të përdorë bazat britanike për atë që ministrat e përshkruajnë si sulme mbrojtëse ndaj objekteve iraniane, por vetë nuk ka marrë pjesë në asnjë sulm të drejtpërdrejtë.
Ambasadori tha se ishte “mirë” që Mbretëria e Bashkuar nuk ishte “e përfshirë në këtë agresion”, duke shtuar se besonte se qeveria britanike kishte nxjerrë mësime nga pushtimi i Irakut në vitin 2003. (A2 Televizion)