Irani sulmon sërish Dubain, një viktimë

Nga A2 CNN
7 Mars 2026, 20:47 | Bota

Irani sulmon sërish Dubain, një viktimë

Nga sulmet e fundit të Iranit në Dubai ka mbetur i vdekur një person pasditen e së shtunës.

Autoritetet e Dubait kanë konfirmuar se mbetjet nga interceptimi i një rakete ranë mbi një automjet Al Barsha, duke vrarë një person, shkruan A2.

Irani ka kryer edhe ditën e sotme sulme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, pavarësisht një deklarate nga presidenti Masoud Pezeshkian, i cili premtoi se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos