“Biden është i paaftë”, republikanët kërkojnë të largojnë Presidentin nga Shtëpia e Bardhë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 21:13 | Bota

“Biden është i paaftë”, republikanët

Republikanët në Kongresin Amerikan, me anë të Amendamentit 25 të Kushtetutës duan të largojnë Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Amendamenti përcakton pasardhësin enjë Presidenti në rast se ai ndërron jetë, ose shkarkohet për paaftësinë e tij, kjo e fundit e proklamuar shpesh nga konservatorët.

Prokurori special Robert Hur e liroi Biden nga akuzat për nxjerrje të dokumenteve sekrete, pasi e quajti atë "person të moshuar dhe me probleme me kujtesën".

Kjo solli reagimin e Republikanes Claudia Tenney e cila i shkroi një letër sekretarit të drejtësisë duke kritikuar konkluzionet e prokurorit special Robert Hur, pasi nuk rekomandoi akuza kundër presidentit për trajtimin e pakujdesshëm të dokumenteve të klasifikuara.

Amendamenti i 25-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një dispozitë që rregullon trashëgiminë presidenciale në rast të vdekjes, dorëheqjes, shkarkimit ose paaftësisë së presidentit aktual. Ai u ratifikua në vitin 1967, pas vrasjes së John F. Kennedy në vitin 1963 dhe u zëvendësua nga Lindon Johnson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos